Propozimi i SHBA-së dhe Shqipërisë| OKB-ja miraton rezolutën historike kundër anëtarit të përhershëm, Rusisë

Kombet e Bashkuara kanë miratuar të mërkurën një rezolutë e cila kundërshton pushtimin e Ukrainës nga Rusia, e cila mban një ulëse të përhershme në Këshillin e Sigurisë.

Nga 193 shtete anëtare, 141 kanë votuar për kalimin e kësaj rezolute, derisa pati edhe 35 vota të tjera kundër, përcjell Demokracia.com.

Në mesin e vendeve të cilat kundërshtuan miratimin e rezolutës janë Rusia, Bjellorusia, Siria, Eritrea dhe Koreja e Veriut.

Teksti i rezolutës përfshin “kërkesën që Federata Ruse të tërheqë menjëherë, plotësisht dhe pa kushte të gjitha forcat e saj ushtarake nga territori i Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”, përcjell Demokracia.com.

Rezoluta pasqyronte kryesisht tekstin që dështoi të kalonte në Këshillin e Sigurimit prej 15 anëtarësh të OKB-së të premten, pasi u vu veto nga Rusia, e cila është një nga pesë anëtarët e përhershëm të këtij organi.

Vlen të përmendet se rezoluta në fjalë është propozuar nga SHBA-të dhe Shqipëria, e cila aktualisht do ta kryesojë OKB-në përkohësisht.