Protesta e ballistëve, kërkohet Liri e drejtësi për Luginën

Ballistët protestuan të hënën paradite në Prishtinë.

Ata filluan mobilizimin me pankarta e mesazhe tjera, për të marshuar nga sheshi Zahir Pajaziti.

Thirrjet në mbrojtje të shqiptarëve të Luginës së Preshevës nuk munguan as gjatë marshimit deri te sheshi Skënderbeu, prej ku u kundërshtua politika serbe karshi shqiptareve të Luginës.

Masat administrative ndaj tyre nga Serbia, i kundërshtuan edhe një shqiptar nga Medvegja. E një luginas që jeton në Kosovë, mendon se qeveritë shqiptare s`po bëjnë sa duhet për ta.

Protesta u shpërnda e qetë, pas rreth 30 minutave.