Grenell ia pëlqen reagimin Veselit ku thotë se Kurti po jep informacione të rreme

I dërguari i posaçëm i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, është mjaft aktiv në rrjetin social Twitter.

Me anë të këtij rrjeti social, ai po komunikon publikisht edhe me liderët kosovarë.

Së fundmi, ai ia ka bërë “like” “cicërimën” liderit të PDK-së Kadri Veseli, ku thotë se është i tronditur me informacionet e rrejshme të kryeministrit Kurti në lidhje me SHBA-të.

Mes Veselit e Grenellit ka pasur interaktivitet në Twitter edhe pak kohë më parë.