Protesta e veteranëve, Klinaku: Shteti të mos lejojë që persona civil e me kapelë në kokë, të na hyjnë në shtëpi

Organizata e Veteranëve të Luftës ka protestuar para zyreve të EULEX-it, për të kundërshtuar kështu bastisjet e e fundit, që EULEX i ka bërë me urdhër të Dhomave të Specializuara.

Protestuesit kanë gjuajtur telefonat e tyre para zyrës së EULEX-it, në shenjë pakënaqësie ndaj bastisjeve të fundit që po bën EULEX-i, i cili ka konfiskuar dhe disa telefona.

Kryetari i OVL-së së UÇK-së Faton Klinaku tha se dhomat e specializuara po gjykojnë vetëm shqiptaret dhe UÇK në dhe jo krimet e kryera në Kosovë.

Ndërsa kërkoi që shteti të merret seriozisht me këtë çështje, e të mos lejojë që njerëz civil e me kapele, t’u hyjnë në shtëpi.

“Jemi dëshmitarë që Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë dhe EULEX janë duke i shqetësuar familjet e bashkëluftëtarëve tanë dhe familjet e dëshmorëve. Duke dërguar pa paralajmërim njerëz të panjohur e me kapela në kokë, gjoja intervistime, duke i bastisur e konfiskuar telefonat e tyre personal. Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë në mungesë të fakteve, vazhdojnë me filmat e tyre. Kjo gjë po bëhet në shtetin tonë, si dikur në kohen e pushtuesit. E institucionet tona vetëm po heshtin. Meqenëse po na hyjnë dhe në shtëpi duke na shqetësuar familjet, ne e thirrem këtë protestë kunder Zyrës së prokurorit të specializuar dhe EULEX -it duke pasur parasysh që është reagues i parë. Kërkojmë që shteti të merret seriozisht me këtë dhe të mos lejojë që persona civil qofshin ata të ZPS së apo eulexit pa policinë e Kosovës të na hyjnë dhe në shtëpi. Përndryshe do të ketë reagime të vazhdueshme qytetare. Pavarësisht se ne si kemi njohur dhomat e specializuar asnjjerë se kemi pëenguar drejtësisë”, tha ai.