Protestë në Itali, shqiptarët kërkojnë njohjen e pensioneve

Emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në vendin fqinj Itali kanë protestuar para ambasadës italiane. Ata i kërkojnë qeverisë të përshpejtojë procedurat për të firmosur marrëveshjen e sigurimeve shoqërore në mënyrë që t’u bashkohen vitet e punës në Shqipëri dhe ato në Itali në mënyrë që të përfitojnë pensione.

“I bëjmë thirrje zonjës Meloni ta firmosë dhe të quhet ligji, Meloni”, tha një qytetare.

“Kam vite në Shqipëri e në Itali dhe dua të marr kontributet e mia”, tha një tjetër.

“Kanë kaq vite që na zvarrisin”, tha një tjetër qytetar.

Qeveria shqiptare ka firmosur në parim draftin e marrëveshjes dhe pritet që të firmoset edhe nga qeveria italiane. Emigrantët të cilët protestuan përpara ambasadës i takoi edhe ambasadori italian Fabbrizzio Bucci.

“Nga ana e qeverisë italiane po punohet për ta finalizuar këtë marrëveshje. Tani jemi në momentet fundit mund të jenë pak javë apo muaj që bashkë me qeverinë shqiptare ta përmbyllim këtë marrëveshje”, tha ai.

Përfituesit e kësaj marrëveshjeje janë shtetas shqiptarë të cilët kane shkuar me gomone apo anijet e para te eksodit ku për vite me radhe kane punuar e derdhur kontribute ne vendin e tyre prej 30 vitesh punojnë ne Itali. Për të përfituar pension minimal në shtetin fqinj duhen 20 vite pune atje./tch/