Protestuesit në Tiranë përplasen me policinë

0
238

Ka nisur me tension protesta e sotme përpara Kuvendit. Banorët e zonës së “Astirit” janë përplasur me forcat e policisë para godinës së Ministrisë së Brendshme.

Raportohet se protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë, duke tentuar të futen drejtë Pedonales, zonë e cilat është rrethuar nga forcat e rendit dhe nga ku kalojnë deputetët e maxhorancës për të shkuar në Parlament, transmeton tch.

Paraditen e sotme pritet që një delegacion holandez të zhvillojë një takim zyrtar në Ministrinë e Brendshme. Kjo ka bërë që forca të shumta policie të jenë në gatishmëri të plotë, duke mos lejuar edhe kalimin e qytetarëve pranë pendonales.