PSD: Bashkimi Kombëtar si temë ka qenë instrumentalizim i Kurtit

Se deklaratat e Kurtit për Bashkim Kombëtar me Shqipërinë kanë qenë popullsitë, e thonë edhe nga PSD-ja.

Zëdhënësja e kësaj partie, Natyra Kuçi, për FrontOnline tha se nëse Kurti e donë Bashkimin Kombëtar nuk është pengesë Kushtetua sepse ajo mund të ndryshohet.

“Besojmë që Kurti është popullist me bindje që të krijojë një parti-shtet, përfaqësuese e të gjithëve ku shoshiten kontradiktat. Në këtë kuptim, deklarimet e tij ishin populiste sepse qëllimi i mobilizimit ishte përfundimtar e jo qenësia e parimit politik. Po të kishte parim e vullnet politik, Kushtetuta nuk do të ishte ndalesë. Ajo ndryshon, nuk është statike. Çka i mungon asaj është vullneti për të ndryshuar”, tha ajo për Front Online.

Ajo tha se Kurti e ka instrumentalizuar temën e Bashkimit Kombëtar.

“Besojmë që Bashkimi Kombëtar si temë ka qenë instrumentalizim prej anës së Kurtit që në fund të fundit ka shërbyer më shumë për të ngritur dhe mobilizuar nacionalistët në krahun e tij, sesa që ka ofruar një projekt për të ardhmen e Kosovës e popullit shqiptar. Është kjo tendencë e VV-së për të krijuar një “catch-all” parti, pra një organizim përfaqësues të tërësisë, që në fund po nxit kontradikta e përplasje të brendshme që edhe kanë shpërfaqur se ku qëndron Kurti, e që s’është te bashkimi kombëtar”, ka thënë ajo.