PSD do të mbajë aktivitet kundër orës policore

Partia Socialdemokrate (PSD), sonte duke filluar nga ora 22:00, do të mbajë një aktivitet në sheshin “Skënderbeu” pranë Teatrit Kombëtar.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook zëdhënësja për media e PSD-së, Natyra Kuçi.

Ajo tha se për media do të prononcohet kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj.