PSD-ja kërkon shkarkimin e zëvendësministrit Hysen Durmishi

Partia Socialdemokrate (PSD) sërish ka zhvilluar një aktivitet para ministrisë së Drejtësisë.

Ata kanë ngjitur një baner me logon e pesë eurove si dhe me figurën e zëvendësministrit Hysen Durmishi.

Teuta Rrusta nga PSD-ja tha se rrugës duke ardhur kanë kuptuar që Durmishi e ka anuluar tenderin për tiketat prej 5 euro.

Ajo tutje tha se Durmishi duhet të shkarkohet dhe të hetohet, pasi që sipas saj, anulimi i tenderit ka ardhur për shkak të opresionit të opozitës.