PSD-ja vizaton “viktima” para qeverisë

Partia Socialdemokrate ka mbajtur aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Ata kanë kërkuar përgjegjësi për vdekjet e punëtorëve të ndërtimtarisë në vendin e punës.

Nga ky subjekt politik thanë se Qeveria e Kosovës nuk po ofron siguri për punëtorët e sektorit privat, njofton Klan Kosova.

Anëtarja e Kryesisë së PSD-së, Donjeta Demolli tha se në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, 12 punëtorë e kanë humbur jetën në vendin e punës. Një nga ta, siç u tha, ndërsa ishte duke punuar në një projekt të qeverisë.

PSD tha se për këtë qeveri, këto raste janë veç numra regjistrash në spitalet e shtetit. Kjo parti i bëri thirrje qeverisë që të mos anashkalohen rregulloret e sigurisë dhe shfrytëzimi i punëtorëve.