PSD nis peticion online për rritjen e pagës minimale

Partia Socialdemokrate përmes një postimi në faqen e saj zyrtare ka nisur një peticion online me kërkesë që të rritet paga minimale në Kosovë, shkruan Gazeta Blic.

Ky subjekt tash e disa javë ka filluar një fushatë për rritjen e kësaj page duke kërkuar nga kryeministri i vendit që pagën minimale ta rrisë së paku sa 1 koeficient i pagës në sektorin publik.

Peticionin online qytetarët mund ta nënshkruajnë përmes faqes www.peticione.com.

Sipas Partisë Socialdemokrate, ky peticion do t’i drejtohet Qeverisë dhe përmes këtij peticioni synohet që të ushtrohet sa më shumë presion që paga minimale në Kosovë të rritet.

Përndryshe, javën që shkoi PSD thirri edhe interpelancë për këtë temë dhe ditët në vijim pritet të miratohet një rezolutë në Kuvendin e Kosovës përmes së cilës Qeverisë i kërkohet rritja e pagës minimale.

Për ta nënshkruar peticionin e PSD-së për rritjet e pagës minimale në Kosovë, klikoni KËTU