Zhduket një vajzë në Gjakovë

Një femër dje e ka raportuar vajzën e saj si të zhdukur në Policinë e Kosovës në Gjakovë.

Sipas saj vajza ka dalë nga shtëpia me datën 02 shkurt 2020 rreth orës 21:00, dhe prej asaj dite nuk është kthyer më.

Viktima është kërkuar edhe tek të afërmit, por nuk është gjetur, njofton raporti 24 orësh i policisë përcjellë Klan Kosova.

Policia po e heton rastin.