“Pse japin ultimatume kur nuk munden t’i zbatojnë?”: Mushkolaj e ‘kap kokën’ pas zbythjes së sërishme të Atiqit

Analisti televiziv i ngjarjeve politike në vend, Imer Mushkolaj, ka reaguar pas zbythjes së sërishme të kryetarit të Mitrovisë së Veriut nga Lëvizja Vetëvendosje, Erden Atiqit, rreth objektit ndaj të cilit tashmë tri herë lëshon ultimatume për ta liruar.

Nuk e di pse japin ultimatume, kur nuk munden t’i zbatojnë. Kryetari i Mitrovicës së Veriut shtyn sërish afatin për lirimin e objektit të komunës nga strukturat ilegale serbe”, ka shkruar Mushkolaj.