Pse Sali Berisha po lë në hije Lulzim Bashën?

Protesta e 16 shkurtit 2019 u drejtua nga ish-kryeministri Sali Berisha. Gjatë gjithë kohës ai bënte thirrje për dhunë dhe vendoste ultimatume ndaj kryeministrit Edi Rama që të jepte dorëheqjen. Madje, ish-kryemistri tha se qytetarët do ta tërheqin zvarrë dhe se do të ketë fatin e diktatorit të Venezuelës, Nicolas Maduro. Dhe ashtu siç edhe pritej, protesta u shoqërua me dhunë, ku militantët e opozitës tentuan të futen brenda godinës së Kryeministrisë, por që nuk ia dolën si pasojë e masave të marra nga Policia e Shtetit.
Pas 5 orësh protestuesit u dorëzua, me premtimin se revolta popullore do të vazhdonte 21 shkurtin e 2019 përpara Kuvendit. Kreu aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në protestën e 16 shkurtit ka mbetur në hije. Ai nuk bëri deklarata të shpeshta dhe madje thirrjet e tija nuk kanë qenë të ashpra, ndërkohë që në turet e bëra nëpër rrethet, kërkonte rrëzimin e qeverisë. “Merrni në dorë fatin tuaj”, thoshte Basha, por që në protestën e 16 shkurtit i braktisi.
Siç duket kjo është bërë qëllimisht sepse Partia Demokratike po drejtohet nën rrogoz nga Sali Berisha. Madje djegia e mandateve të deputetëve është orkestruar nga vetë ai. Pasditen e djeshme, ish-kryeministri ka qenë deputeti i parë që firmosi dokumentin e dorëheqjes . Mos ndoshta, Berisha po tenton që të bëhet sërish Kryeministër? Kjo mbetet për tu parë sepse lëvizjet e tija janë të dyshimta./Gazeta Shqip