Policia me aksion në trafik, konfiskohen nëntë skuter

Policia e Kosovës në Prishtinë, respektivisht njësia rajonale e trafikut rrugor ka ngritur shqetësime në lidhej me masat që duhet të ndërmerren me qëllim të përmirësimit të treguesve të sigurisë rrugore dhe për uljen e numrit të kundërvajtjeve në trafik.

Duke synuar uljen e numrit të kundërvajtjeve në trafik dhe duke synuar uljen e numrit të ngjarjeve aksidentale është parë e nevojshme që krahas kontrolleve të strukturave të policisë të punohet edhe në drejtim të ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Vetëm deri në ora 15:00 janë shqiptuar 129 masa administrative për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor:

Janë konfiskuar – ç ‘kyçur nga komunikacioni  9 Skuter,

-Masë administrative ndaj 6 ngasësve të motoçikletave pa patentë shofer,

-Masë administrative ndaj 1 ngasësi të motoçikletës pa helmetë mbrojtëse

-Masë administrative ndaj 3 ngasësve të motoçikletave pa regjistrim.

“Ky operacion do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të  vazhdoj deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar”.