Pse u certifikua Etem Arifi si kandidat për deputet? Ky është arsyetimi i KQZ-së

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka nga zyra për regjistrimin e partive politike vite më parë ka pranuar kërkesën e partisë së Ashkalinjëve ku kandidati për deputet ishte edhe Etem Arifi.

Aty dorëzohet edhe formulari për aplikim dhe Arifi ka dorëzuar një të tillë, ku deklaroi dhe vërtetoi se kandidatura është në përputhshmëri të plotë me ligjin për zgjedhje.

Tutje, ajo ka ngritur paralele mes votës së Arifit dhe situatës së heqjes së certifikimit të 87 kandidatëve dhe asamblistëve komunalë.

“Dhe formulari ka ardhur me vendim të prerë. ZRPP-ja s’ka qenë informuar se Arifi është ndaluar para datës së shtatorit që të jetë kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës. KQZ thekson se nuk mund të certifikojë ndonjë vendim nëse është vërtetuar se kandidati në fjalë ka ndonjë vepër penale. Sa i përket rastit të vitit 2017, KQZ në ndërlidhje me kërkesat e së kaluarës është drejtuar në sistemin gjyqësorë nëse ka persona të dënuar për vepra penale në tri vitet e fundit përmes listave për këto zgjedhje.Kërkesat e tilla s’kanë rezultuar me ndonjë rezultat pasi afatet kanë qenë të shkurt. KQZ ka marrë vendim të decertifikohen 87 kandidatë dhe asamblist komunal. Pjesë e këtij vendimi ishte edhe Zafir Berisha. Vendimi i KQZ ka ardh si rezultat se këta persona kanë pasur vepra penale. Megjithatë, Gjykata Supreme, ka vendosur ta urdhërojë KQZ’në që t’i kthehen licencat kandidatëve në fjalë, për shkak se një veprim i tillë bie në ndesh me Kushtetutën”, tha ajo.

Ishte vendim i formës së prerë që këta persona ishin të dënuar nga gjykata. KQZ-ja deri në vitin 2017 ka pas obligim që të kontrollojë përshtatshmërinë e të gjithë kandidatëve të cilët janë për Asamble apo në Kuvendin e Kosovës, por pas marrjes së këtij vendimi nga Supremja është ndërprerë kjo praktikë pasi është urdhëruar që s’na lejohet të vazhdojmë kontrollin dhe zbatimin e nenit 29”, tha Daka.

Daka shtoi se vetëm nëse do të ishte hasur në vendim gjyqësorë në emrin e aplikimit, atëherë do të mos-certifikohej ndonjë kandidat nga cilido subjekt politik.

Daka shtoi se në zgjedhjet e 2017-ës, janë marrë parasysh edhe vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës, ku thuhet se nëse analizohet me vëmendje askujt s’mund t’i mohohet e drejta për të aplikuar në zgjedhje, përpos nëse është ndaluar me vendim gjyqësore e ku do të duhej të ishte shpallur fajtor në të kaluarën.

“Poashtu procedura e shqyrtimit të aplikacionit dhe të kandidatëve është si në vijim, sa i përket aplikimit s’do të kisha treguar sa i përket subjekteve politike, por sa i përket kandidatëve procedura është kjo: Subjektet politike që kanë aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet duhet të dorëzojnë listën e kandidatëve dhe formularët e nënshkruar, si dhe secili kandidat duhet të dorëzojë formularin e tij. Secili duhet të plotësojë formularët dhe të dëshmojë se s’do të mbajë asnjë post tjetër që e bën të pamundur aplikimin e tij si kandidat dhe se ka disa çështje të tjera që janë në interes. Shqyrtohen dokumentacionet për secilin kandidat dhe se a janë përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara në bazë të ligjit për zgjedhje. Sipas këtij vendimi duhet të analizojmë me vëmendje se askujt s’mund t’i mohohet e drejta për të aplikuar në zgjedhje përpos nëse ajo është ndaluar me vendim gjyqësorë e ku thuhet se do të duhej të ishte shpallur fajtor”.