PSG shpallet kampion i Francës

PSG e ka fituar për herë të dytë me radhë titullin e Ligue 1, pasi atë sot ia bëri dhuratë Lille që barazoi me Toulousen.

Lille barazoi pa gola me Toulousen, kështu duke bërë që parisienët ta fitojnë titullin matematikisht, përcjell lajmi.net.

PSG do të ndeshet me skuadrën e Monacos këtë mbrëmje, por pikët nuk janë të nevojshme për skuadrën e Thomas Tuchel për shkak se tashmë kanë realizuar qëllimin e tyre.

Mirëpo, Neymar pritet të ketë disa minuta në këtë ndeshje si nikoqir në Parc des Princes para se të nis festa.

Paris Saint Germain ka siguruar 81 pikë pas 32 ndeshjeve të zhvilluara.