Altin Lala: Po të kishte një kombëtare Shqipëria me Kosovën, do të dilnim kampion bote

Ikona e kombëtares së Shqipërisë Altin Lala ka befasuar me deklaratën e fundit se nëse Shqipëria dhe Kosova sot të kishin një skuadër kombëtare, ndoshta do të mund të fitonim Kupën e Botës.

Për “Unë jam shqiptar”, menaxheri i Milot Rashicës dhe ish-mesfushori kuqezi këmbënguli se me rritjen e cilësisë te skuadra e Kosovës dhe përvojën e Shqipërisë do të krijohej një ekip tepër konkurues.

“Unë jam për një Kombëtare dhe atë për shumë arsye. Kosova ka ecur shumë dhe më ka surprizuar me lojën që bën. Sikur të ishim bashkë gjërat do të ishin ndryshe. Paramendoj lojtarët që janë te Kosova sikur të bëheshin bashkë me këta te Shqipëria, them se do bëheshim kampion bote”, u shpreh ish-kapiteni i Hanover 96.

PANORAMASPORT.AL