Publikimi i aktakuzës për vrasjen e Ivanoviqit nxit reagime në Beograd

Publikimi i aktakuzës nga ana e mediave kosovare për punën hetimore të Prokurorisë Speciale rreth rastit të vrasjes së ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviqit, siç duket po i pengon Shefit të së Ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriqit.

Gjuriq gjatë ditës së sotme e ka komentuar publikimin e aktakuzës që u bë nga Gazeta Express gjatë këtyre dy ditëve. Gjuriq po shprehet i habitur se si kjo aktakuzë ka arritur që të dal në publik.

Në këtë mënyrë, politikani serb, Gjuriq, po thotë thotë se publikimi i saj shfaqë pafuqinë e gjyqësorit në Prishtinë.

“Aktakuza, përmes gazetës, tregon dobësinë totale dhe pafuqinë e gjyqësorit në Prishtinë, dhe në fakt nuk është aktakuzë por vazhdim i linçimit dhe sulmit ndaj serbëve në Kosovë”, ka deklaruar Gjuriq para mediave serbe.

Ai tutje e ka akuzuar Prishtinën zyrtare për fshehje të provave duke thënë se hetuesit Kosovarë nuk iu përgjigjen tre prej katër kërkesave të Ministrisë së Drejtësisë.

“Deri më tani, të gjitha gjurmët e këtij krimi të tmerrshëm çojnë te kryerësi në Prishtinë,” tha Gjuriç, cilat janë përfundimet e punës operative të organeve hetimore serbe deri më tan”, ka thënë vartësi i Vuciqit në Qeverinë e Serbisë.

E Gazeta Express, ka dy ditë që është duke publikuar pjesë nga aktakuza 48-faqëshe të cilën e ka siguruar nga ana e organeve të hetuesisë Kosovare./

Në vazhdim, Express, do të sjellë deklaratat e dëshmitarëve të mbrojtur rreth asaj se çka ata kanë deklaruar rreth vrasjes së Ivanoviqit.