Publikohen çmimet për derivate, kaq është çmimi i naftës sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme në Kosovë.

Një litër naftë do të shitet për 1 euro e 86 centë.

Ky çmim mbetet i pandryshuar nga 24 orët e kaluara.

Për dallim nga e mërkura, të enjten një litër benzinë do të shitet një cent më shtrenjtë.

Derisa dje ishte 1 euro e 74 centë, sot do të shitet për 1 euro e 75 centë.