Dalin pamjet nga momenti kur sulmohet gazetari Vullnet Krasniqi në Prizren

Sot gazetari i Nacionales Vullnet Krasniqi dhe kameramani janë sulmuar fizikisht nga disa persona në Prizren derisa po bëheshin gati të raportojnë për protestën, e cila ishte thirru kundër Dokufest.

Pamjet që kanë dalë shihen disa persona se si tentojnë të largojnë gazetarin Krasniqi nga raportimi për protestën, duke i thënë se ka ardhur për të provokuar.

Në shtyrje e sipër ai dhe kameramani sulmohen fizikisht.

Pamjet tregojnë se si një person tenton t`i sulmojë edhe më shumë, por ai ndalet nga disa persona të tjerë.