Publikohen pamje nga një shpërthim i ri në Lagjen e Boshnjakëve

Një shpërthim ka ndodhur para pak çastesh në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri të Mitrovicës.

Shpërthimi ka ndodhur shumë afër një njësiti të Policisë së Kosovës në këtë pjesë të qytetit, ka raportuar gazetarja e Kanal10, Viola Korça.

Ajo ka thënë se për këtë Policia e Kosovës ka deklaruar për Kanal10 se nga zhurma e krijuar, shpërthimi është shkaktuar nga një shok-bombë.

VIDEO KËTU