Publikohen pamje të aksionit ku mbeti i arrestuar asamblisti i LVV-së

Në Shqipëri janë arrestuar pesë persona të cilët janë kapur me 10 mijë doza ekstazi.

Në mesin e të arrestuarve Besnik Mujeci, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës.

Policia e Shtetit, ka publikuar pamjet të aksionit policor të koduar “Punisher 2”.

Shtetasit e arrestuar janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugëve “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”, së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11 300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro.