Publikohet raporti i fundit i IKSHPK-së

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se asnjë person nuk ka vdekur nga COVID-19.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 900 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, përcjell Fokusi.info.

Njoftimi i plotë:

25 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 17 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.396 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 821.764 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Deri më sot janë dhënë 101.202 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Nga 900 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.418.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 448.