Lajçak takim urgjent me Escobarin dhe këshilltarët e Scholzit, Macronit dhe Melonit

Ndërmjetësuesi i BE-së, për dialogun, Miroslav Lajçak, ka mbledhur në një takim emergjent, kryekëshilltarët diplomatikë ndërkombëtarë, përfshirë atë amerikan, Gabriel Escobar.

Ai thotë se me ta pati diskutime intensive, për çështjen e veriut të Kosovës.

”Konsultime intensive dhe shumë thelbësore me kryekëshilltarët diplomatikë Bonne, Plötner, Talo dhe Escobar. Diskutuam hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe situatën në veri të Kosovës. Faleminderit për mbështetjen e plotë”.