Publikohet raporti i IKSHPK-së

Asnjë person me COVID-19 nuk ka vdekur gjatë 24 orëve të fundit.

Në ndërkohë, janë konfirmuar gjashtë raste të reja me koronavirus nga 585 testime të kryera.

Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.160.

Në total numri i rasteve aktive në vend është 60.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 114 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.097 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.083 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.Deri më sot janë dhënë 102.763 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.