Publikohet raporti i IKSHPK-së, ky është numri i rasteve me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 16 raste pozitive me COVID-19.

Siç njofton MSH, gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, transmeton Fokusi.info.

Njoftimi i plotë:

05 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 291 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë ℹ️1.826.580 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.166 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 101.781 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 789 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.577.

Në total numri i rasteve aktive është 402.