Publikohet raporti nga IKSHPK-ja për rastet me Covid 19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 68 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas njoftimet, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.680 doza të vaksinës.

”Deri më sot 823.347 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.914 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 233 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.221. Në total numri i rasteve aktive është 52”, thuhet në njoftim.

May be an image of text that says 'COVID19 BASHKE IA DALIM! Të vaksinuar brenda 24 oreve 68 REPUBL KOSOVES MINISTRIA SHENDETESISE Të vaksinuar me nje dozë Doza të administruara në total 903.236 1.829.680 Të vaksinuar me dy doza PERDITÄSIMI FUNDIT 09ERSHOR, 2022 Testime brenda 24 oreve 823.347 Doza të treta/përforcuese 233 102.914 Raste pozitive Vdekje 5 Pozitiviteti rasteve Të sheruar 3.0% 7 Raste aktive 52'