Publikohet raporti për rastet e reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 22 raste të reja me Ciovid-19.

Gjatë kësaj kohe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Njoftimi i plotë:

20 Prill 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 240 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.824.870 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 821.558 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Deri më sot janë dhënë 101.004 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

ℹ Nga 1.011 testime, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.328.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 436.