Publikohet videoja – të dyshuarit për fajde numërojnë pare, përmendin Kadri Veselin (video)

Është publikuar një video e cila shpërfaq dyshimet për përfshirjen e disa personave në veprat penale fajde, detyrim dhe mashtrim.

Rrahim Hashimi dhe Ekrem Lika shihen në këtë video të publikuar nga KTV, si dhe personi i tretë, që është pala e dëmtuar, ndërsa personi i katërt nuk përmendet fare nga Prokuroria dhe Policia.

Videoja është realizuar më 2012, e në një pjesë të saj përmendet edhe emri i kryetarit aktual të PDK-së, Kadri Veseli.