Punëtorët e KEK-ut ndajnë edhe nga një përqind nga paga e tyre për Shqipërinë

Para dy ditësh me kërkesë të Drejtorit Menaxhues të KEK-ut, z. Njazi Thaçi dhe me aprovim të Bordit të Drejtorëve, Koorporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka ndarë 100 mijë euro ndihmë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Kek-u gjithashtu ka nisur ekipet e specializuara për reagime emergjente drejt Shqipërisë.

Por punëtorët e KEK-ut nuk janë ndalur me kaq, raporton Fokusi.info.

Duke parë gjendjen e rëndë, nën organizimin e sindikatës së punëtorëve të kësaj koorporate, punëtorët kanë vendosur që ta ndajnë edhe nga një përqind nga paga e tyre për Shqipërinë. Natyrisht, kjo për punëtorët nuk është e detyrueshme, por përgjigjja është pothuajse unanime e pa hezitime.

Solidariteti për shtetin amë nuk ndalet!/Fokusi.info/