Punëtorët e një pike karburanti në Lezhë e rrahin me shkopinj një kosovar

Ditë më parë u raportua për një përleshje që kishte ndodhur në një pikë karburanti në Lezhë.

Aty ishin përfshirë disa shtetas të Shqipërisë dhe një kosovar.

TV Klan ka publikuar disa pamje ku shihen punëtorët e pikës së karburantit duke e goditur me shkopinj kosovarin.

Si pasojë e plagëve të marra, Migjen Mulaj përfundoi në spital. E pasi të jetë rikuperuar, së bashku me të dy punonjësit e karburantit do të duhet të përballet me drejtësinë, pasi policia i vuri të tre në pranga.

Migjen Mulaj akuzohet për vrasje me dashje e mbetur në tentativë dhe shkatërrim prone. Ndërsa Nikoll Sokoli dhe Kujtim Rusi akuzohen për plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim.