Punëtorët e sektorit privat – Qeverisë e kompanive: Është bërë vonë, kthjelluni ose lamtumirë

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës ka protestuar në sheshin “Skënderbeu”, në Ditën ndërkombëtare të punëtorëve, raporton Ekonomia Online.

Ata kanë kërkuar rritje të pagave, madje kanë paralajmëruar kompanitë dhe Qeverinë se “është bërë vonë, kthjelluni ose lamtumirë”.