Punëtorët në lartësi të madhe pa kurrfarë sigurie!

Të shumta kanë qenë rastet kur punëtorët në Kosovë kanë pësuar lëndime trupore, apo edhe kanë humbur jetën përderisa po punonin.

Pavarësisht ligjeve të shumta që kanë ndryshuar për të mbrojtur të drejtat e punëtorëve dhe për t’u siguruar atyre kushte më të mira të punës.

Por jeta e disa punëtorëve nuk ishte aspak e sigurt sot. Përderisa po punonin në një objekt banesor në lagjen ‘Arbëria’, punëtorët nuk kishin kurrfarë sigurie.

Puna po kryhej rreth orës 13:00 dhe punëtorët ishin në një lartësi shumë të madhe, gjë që vërehet edhe në disa fotografi të dërguara në redaksi të Indeksonline.