Donald Trump krijon ushtrinë hapësinore: Lufta e re do të jetë atje

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi zyrtarisht financimin e një force të re të Pentagonit, e cila do të jetë e përqëndruar tek lufta kozmike. Forca Hapësinore e SHBA-së është i pari shërbim i ri ushtarak në më shumë se 70 vjet, dhe do te jetë pjesë e forcave ajrore amerikane.

Duke folur nga një bazë e ushtrisë pranë Uashingtonit, Trump e përshkroi hapësirën si ”fushën më të re të betejës në botë”.

“Mes kërcënimeve të mëdha për sigurinë tonë kombëtare, epërsia amerikane në hapësirë ​​është absolutisht thelbësore,” u shpreh Trump.

“Ne jemi duke udhëhequr, por jo aq sa duhet. Megjithatë, shumë shpejt do të udhëheqim edhe më tepër. Forca Hapësinore do të na ndihmojë të parandalojmë agresionin dhe të kontrollojmë dhe lartësinë finale”, shtoi ai.

Ndarja e fondeve për njësinë e re u konfirmua të premten kur presidenti nënshkroi buxhetin vjetor të uushtrisë amerikane që shkoi në 738 miliardë dollarë.

Në vitin e parë të saj, Forca Hapësinore do të ketë një financim prej 40 milionë dollarësh.

Gazeta SHQIP