Rritet edhe më shumë numri i rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 72 raste të reja me COVID-19.

Sipas raportit, gjatë këtyre orëve nuk është raportuar asnjë viktimë nga COVID-19, shkruan lajmi.net.

MSH-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 17 persona.

Deri tani në Kosovë, 108 mijë e 131 persona janë regjistruar si të infektuar me COVID-19.