Punëtori bie nga kati i dytë, mbetet në gjendje kome

Policia raporton se një person derisa sa ishte në vendin e punës, nga pakujdesia ka rënë nga kati i dytë dhe ka pësuar lëndime trupore.

Viktima pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Pejës është liruar.

Më vonë nga familjarët është raportuar se viktimës i është keqësuar gjendja dhe i njëjti është dërguar në QKUK.

Sipas mjekut, viktima është në gjendje kome. Rasti i ndodhur në Klinë, është duke u hetuar.