“Pushkatim për ju të LDK-së”, shfrenon debati me mbështetësit e VV-së

Debatet mes aktivistëve të LDK-së dhe VV-së, dita ditës po ashpërsohen.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli i ka quajtur të ngutshme dhe të neveritshme disa komente të aktivistëve të Lëvizjes “Vetëvendosje”, me ç’rast edhe ka larguar nga profili i tij në facebook shumë prej tyre.

Në një status ku ky i fundit kërkonte formimin sa më të shpejtë të koalicionit të mirëbesimit VV-LDK, Avdylit i erdhi edhe një apel për pushkatimin e gjithë pjestarëve të LDK-së.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku në një koment, një aktivist i Vetëvendosjes kishte shkruar se të gjithë në përjashtim të Vjosa Osmanit, në LDK kërkojnë pushkatim.

“Në shkrimin tim për formimit sa më shpejtë të koalicionit të mirëbesimit VV-LDK, e për ndalje të shpifjeve e shtyrjeve, vjen edhe apeli për PUSHKATIM të gjithë neve. ????????dojnë me tut arushën me shoshë, fëmijët trushpërlarë”, ka shkruar Avdyli.

Më poshtë mund ta shihni postimin e plotë të tij: