Njoftim i rëndësishëm, masa shtesë: Të gjitha veturat që konfiskohen në Prishtinë tani do të mbahen deri në 5 ditë

Të gjitha veturat që do të konfiskohen tani e tutje në Komunën e Prishtinës do të mbahen në Fushë Kosovë deri në 5 ditë.

Kjo rregull e re në transportin e kryeqytetit do të hy në fuqi nga data 15 prill, ku çdo veturë që konfiskohet nga ‘merimanga’ do të mbahet 2 deri në 5 ditë në Fushë Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i ri i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri.

“Nga nesër, me masa shtesë për rend dhe rregull në transport.Sipas ligjit dhe rregullores në fuqi, çdo automjet i konfiskuar do të mbahet dy deri në pesë ditë”, ka thënë Tahiri.

Kjo masë e re është caktuar me qëllim që të evitohen parkimet pa leje dhe taxit ilegale të largohen nga komunikacioni në kryeqytet pasi po shkaktojnë probleme të mëdha.