Putin urdhëron hyrjen e trupave ushtarake brenda Ukrainës Lindore

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar dërgimin e trupave ruse në Ukrainën lindore. Sipas një urdhri të nënshkruar nga Ministria e Mbrojtjes mbrëmjen e sotme, ushtria ruse po nis një “mision paqeruajtës”.

Trupat e para ruse tashmë janë rrugës për të hyrë në Donbass (rajoni lindor ukrainas ku janë përqendruar separatistët pro-rusë / Donetsk dhe Luhansk).

Putin dërgoi ushtrinë ruse në Donetsk dhe Luhansk, dy republika rebele pro-ruse që Putini i njohu sot si shtete të pavarura. Ushtria u dërgua për të “ruajtur paqen”, thuhet në urdhrin e publikuar.

Urdhri për dërgimin e trupave në Ukrainën lindore është pjesë e vendimit të Putinit për të njohur territoret separatiste në Ukrainën lindore. Aty thuhet se ushtria ruse do të “punojë për të ruajtur paqen” në ato zona.

Vendimi nuk specifikon se çfarë do të thotë saktësisht, por BBC thotë se ekspertët në Ukrainë dhe Rusi thonë se Putini tani mund të dërgojë zyrtarisht trupa në zonat rebele në Ukrainën lindore, që zyrtarisht nënkupton praninë ushtarake të Rusisë në Ukrainën lindore.

Deri më tani, Moska ka hedhur poshtë vazhdimisht akuzat e Ukrainës dhe aleatëve të saj rezervë se ushtria ruse është tashmë në Donetsk dhe Luhansk.