PZAP gjobit AAK’në me 23 mijë euro dhe Nismën me 20 mijë euro

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka gjobitur AAK’në me 23 mijë euro dhe Nisman Socialdemokrate me 20 mijë euro.

PZAP në seancën e mbajtur sot ka shqyrtuar dhe vendosur lidhur me 11 ankesa që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore.

Prej 11 ankesave të vendosura, PZAP’ i ka pranuar të bazuara 6 ankesa, 1 ankesë e ka refuzuar të pabazuar ndërsa 4 ankesa i ka hedhur të palejuara.

Andaj, ka shqiptuar gjoba ndaj subjekteve politike në shumë prej 43,700.00 euro.

Për AAK’në është shqiptuar gjobë prej 22,700.00 euro, Nisma Socialdemokrate i janë shqiptuar gjoba në shumë prej 20,000.00 euro.

PDK i janë shqiptuar gjoba në shumë prej 1,000.00 euro.

Ky është njoftimi i plotë nga PZAP:

Lëvizja Vetëvendosje, ka paraqitur dy ankesa, një kundër PDK, dhe një kundër AAK.

Lidhja Demokratike ka paraqitur një ankese kundër AAK.

Organizata Instituti i Kosovës për Demokraci (KDI) ka paraqitur 7 ankesa, tri ankesa kundër AAK, një ankesë kundër PDK, një ankesë kundër LDK, një ankesë kundër NISMA Socialdemokrate, një ankesë kundër Iniciativës Qytetare “Komuniteti i Bashkuar” – Adrijana

Hodzic dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka paraqitur një ankesë kundër Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në Rahovec.

Prej 11 ankesave të vendosura, PZAP- i ka pranuar të bazuara 6 ankesa, 1 ankesë e ka refuzuar të pabazuar ndërsa 4 ankesa i ka hedhur të palejuara.

AAK i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 22,700.00 euro, NISMA Socialdemokrate i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 20,000.00 euro,

PDK i janë shqiptuar gjoba në shumë prej: 1,000.00 euro.

Gjithsejtë në seancën e sotme janë shqiptuar gjoba në shumë prej 43,700.00 euro.

Natyra e ankesave kryesisht është për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për subjektet politike:

Përdorimi i gjuhës se urrejtjes

Mbajtja e tubimit publik pa paralajmërim,

Shkelja e Kodit te Mirësjelljes

Vendosja e billbordeve ne hapësirat e subjekteve tjera politike

Vendosja e billbordeve dhe panove në prona politike dhe përgjatë rrugëve

Vendosja e shiritave të kuq në rrugë

Largim nga lista e votuesit

Vendosja e posterëve në shtylla elektrike

Vendosja e posterave në objekte publike