Qëlluan në 60 vjeçarin, policia kap dy të rinjtë shqiptarë

Dy djem në moshë të re janë arrestuar këtë të enjte nga policia nën akuzën se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një 60 vjeçari.

Të arrestuarit janë A. G dhe V. L., të moshës 34-vjeçare dhe banues në Patos. Të rinjtë qëlluan në drejtim të shtetasi me inicialet A.H më datë 30 dhjetor.

“Arrestimi i këtyre shtetasi u bë pasi për motive të dobëta, në fshatin Dukas, Patos, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit A.H, 60 vjeç, banues në Patos

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë gjahu, një gëzhojë dhe dy fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vrasje e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë “-njofton policia.