Kurti e dërgon njeriun e tij të besueshëm si zëvendësministër në ministrinë e Agim Veliut

Xhelal Sveçla, bashkëpunëtori i ngushtë dhe njeriu i besueshëm i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, është emëruar zëvendësministër i parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, e cila udhëhiqet nga nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu.

Në vendimin e Kurtit, Sveçlës i përcaktohen edhe detyrat e reja në këtë dikaster.

“Zëvendësministri emërohet për mbështetjen e ministrit të Punëve të Brenshme dhe Administratës Publike dhe është përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve në fushat e përcaktuara nga ministri, si dhe për zëvendësimin e ministrit kur ai mungon ose kur nuk është në gjendje ta kryejë detyrën e tij”, thuhet në vendim.

Agim Veliu nuk ka qenë figura të cilën Kurti ka dashur ta emërojë ministër të Punëve të Brenshme, por një interferim nuk iu mundësua konform marrëveshjes së arritur për koalicion me LDK-në. /Gazeta Sinjali/