Kurti fajëson opozitën për dështimin në zgjedhje: U bënë bashkë kundër neve, s’e patën me kandidatët, por me sukseset e Qeverisë!

Albin Kurti ka komentuar edhe njëherë rezultatin dëshpërues në zgjedhjet lokale. Kreu i VV-së ka thënë se ka patur bashkim opozitar kundër tyre.

Sipas tij, krejt kjo ka ndodhur për shkak të sukseseve të Qeverisë së tij.

“Mbrëmë i kam takuar 12 kandidatët që ishin në balotazh. Mbajta shënime për të gjitha vërejtjet e tyre. Shtabi i Vetëvendosjes është duke e përgatitur raport për zgjedhjet dhe do e diskutojmë në kryesinë e partisë. Mund të them se në subjektin tonë politik ka defekte strukturore e organizative, ka defekte të brendshme por që nuk mund të ua them sonte.

Kundër Vetëvendosjes në zgjedhjet lpkale ka patur organizim nga opozita. Ky organizim nuk ka qenë aq shumë ndaj kandidatëve tanë, por ndaj Qeverisë dhe sukseseve që kemi. Pra ky panik opozitar i ka detyruar të gjithë të bëhen bashkë kundër Vetëvendosjes” ka thënë Kurti.