Qentë nuhasin diçka nën rrënoja, vazhdojnë kërkimet tek “Mira Mare”

Forcat malazeze dhe serbe bashkë me ato shqiptare po vijonë edhe sot kërkimet nën rrënojat e Mira Mares në Durrës.

Gazetarja Esiona Konomi raporton se ishin qentë ata që dhanë sinjalin në dy vende, por më pas këmbëngulën vetëm në një vend. Aktualisht nuk ka asnjë të afërm të interesuar të personit që ndodhet nën rrënoja, përveç disa kureshtarëve.

“E vetmja pikë ku kërkohet nën rrënoja, po punojnë forcat malazeze dhe serbe bashkë me ato shqiptare. Dyshohet për një person në rrënoja. Nuk ka familajrë të tij që të jenë të interesuar, ka kureshtarë po jo ndonjë të afërm që të na ndihmojë se kush është”

Qentë dhanë dy sinjale dhe jo një, çka hodhi dyshimet se mund të ishin dy persona nën rrënoja, forcat speciale kanë hapur një tunel dhe për të parë atje ku qentë dhanë sinjalin më të fortë.

Pak ditë më parë është nxjerrë një vajzë pa jetë dhe një 54 vjeçar që ishte punonjës i këtij hoteli që kishte ardhur nga Kosova”. /abcnews.al