Qeveria e Kosovës sot është duke mbajtur mbledhjen e radhës.
Aty u propozua që të formohet një bord i përkohshëm për Telekomin e Kosovës, ku bordi i kaluar ishte shkarkuar nga Qeveria.
Me asnjë votë ‘kundër’ dhe ‘abstenim’ kabineti qeveritar miratoi formimin e Bordit të përkohshëm të Telekomit.
Ishte Ky bord i përkohshëm që është emëruar do të funksionojë për afatin kohor për gjashtë muaj.
Pjesëtarët e këtij bordi të përkohshëm janë:Genc Raci, Naim Maloku, Luljeta Elezaj, dhe Teki Shala.