Qeveria i del kundër presidentit Thaçi: Jemi kundër shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi ka thirrur një konferencë urgjente për media, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Abazi tha se Këshilli i Sigurisë është thirrur nga ana e kryeministrit të vendit.

Ai tha se Qeveria është e përgatitur për situatën në të cilën ndodhet vendi, pas përhapjes së koronavirusit.

Ai poashtu tha se ajo që është propozuar nga presidenti si gjendje e jashtëzakonshme, është ekstreme dhe ne e konsiderojmë si të panevojshme./Fokusi.info/