Qeveria i jep afat qytetares nga Presheva ta lëshojë Kosovën vullnetarisht

Në një dokument të publikuar në rrjete sociale, një qytetare e Preshevës, po ‘detyrohet’ të largohet nga qëndrimi i përkohshëm i saj në Kosovës.

Sipas vendimit për largim vullnetar, gruaja kishte marrë lejeqëndrim në Kosovë nga 12 gushti i vitit 2010 deri në këtë datë, të vitit 2020.

“Në rast të mos respektimit të afatit të paraparë në pikën 1 të këtij Vendimi për Largim Vullnetar, ndaj të njejtit do të nxirret Vendim për Largim me Forcë nga territori i Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në këtë vendim.