Grenell: Albin Kurti është anti-amerikan, ishte kundër Bushit, Clintonit, Obamas dhe Trumpit

Ish i dërguari i posaçëm i presidentit Trump për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell ka thënë se Administrata e Biden duhet të ndaloj çdo veprim të Kurtit që të ndryshojë vendin ku pritet të hapet ambasada e Kosovës në Izrael.

Pas raportimeve të disa mediave, u tha se Kurti mund të ndryshojë vendim dhe me ndërhyrjen e Turqisë Kosova të mos ketë ambasadën në Jerusalem siç ishte rënë dakord në Uashington më 4 shtator.

Grenell deklaroi se Kurti gjithnjë ka qenë gjithnjë anti-amerikan dhe ka kundërshtuar disa presidentë të Shteteve të Bashkuara.

“Lideri i ri i Kosovës majtisti anti-amerikan, Albin Kurti, ka qenë kundër politikës së SHBA-së që janë sugjeruar nga Bill Clinton, Geroge Bush, Baracka Obama dhe Donald Trump. Ai gjithnjë është anti-amerikan”, tha Grenell.

Ai ka ftuar Jake Sullivan, këshilltar për Siguri Kombëtare i presidentit Joe Biden, që të ndërhyjë duke mos lejuar ndryshimin e vendit për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Izrael.