Qeveria merr vendim për shtesat e rrezikshmërisë së policëve, ja nga sa do të paguhet secili polic

Qeveria e Kosovës ka marr vendim për të paguar shtesat e rrëzikshmërisë për zyrtarët e Policisë së Kosovës. Shtesat janë ndarë në 7 kategori të pozitave.

Shtesat për njësitë elitare: Njësia Speciale Intervenuese, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Mbrojtja e afërt do të marrin nga 150 euro shtesë të pagës bazë.

Ndërsa 120 euro do të ndahen për njësitë speciale operative, K9 dhe Njësia për deminim të mjeteve shpërthyese.

Policia kufitare do të paguhet me 100 euro shtesë krahas pagës bazë.

Ndërsa pjesëtarët e hetuesisë do të marrin 75 euro kurse ekipet reaguese dhe patrullat që përbjnë numrin më të madh të zyrtarëve do të marrin nga 60 euro.

Kurse nga 50 euro respektivisht 45 euro do të marrin policët që përkujdesen për ruajtjen e objekteve të veçanta.

Kryeministri Albin Kurti tha se kjo zgjidhje merr parasysh situatën në veri dhe do të vazhdoi sa të jetë e nevojshme.

Shtesat do të paguhen nga muaji nëntor ndërsa për gjashtë muajt e shkuar do të bëhet në mënyrë retroaktive./Fokusi.info/